Vidosav Stefanovic referon ne Tirane

29/04/2009 03:35

Vidosav Stefanovic, shkrimtari i njohur serb, autor i 26 librave, shkel per here te pare ne Tirane.

I pari personalitet serb, vjen pas 61 vjetesh, i ftuar nga Forumi shqiptar per Aleance te Qyteterimeve, per te referuar mbi temen “Roli i letersise dhe kultures ne njohjen e popujve tone”, ne nje nga universitetet shqiptare.

Totalisht kundra luftes, jo vetem asaj te Bosnjes, por ne pergjithesi, shkrimtari pohoi se kultura dhe arti jane ura lidhese mbi ate politike.

Stefanovic eshte autor i 26 librave te perkthyer ne mjaft gjuhe te botes.

Perpara se te kerkonte azil politik ne France, njohes nga afer i Milloshevicit, i ka kushtuar ketij te fundit librin “Milloshevici, tirani i njerezimit”, ku shprehet pa rezerva se ai eshte nje personalitet pa personalitet, shume banal dhe brutal nje politikan i dobet e i deshtuar.

Libri ka mundur te mbijetoje vetem per pak ore ne Serbi duke u zhdukur.

Top Channel