Porti i Durresit, fillon verifikimi i pasagjereve

29/04/2009 09:05

Ne Portin detar te Durresit, e vetmja mase qe eshte marre deri tani per parandalimin e gripit te derrit eshte ajo e vezhgimit te listes se pasagjereve te trageteve dhe vendet nga vijne.

Nderkohe qe pritet mberritja e udhezimeve konkrete nga Ministria e Shendetesise. Mjeku epidemiolog i Portit te Durresit thote se po u kushtohet kujdes i vecante pasagjereve te trageteve qe vijne nga portet italiane dhe qe mund te ndjehen te semure gjate udhetimit.

Vemendja eshte perqendruar kryesisht tek ata qe mberrijne nga Shtetet e Bashkuara apo Meksika, vende keto ku virusi i rrezikshem gripal eshte perhapur shume. Pasagjereve qe kane probleme shendetesore gjate udhetimit u rekomandohet te kerkojne ndihme mjekesore.

Maska dhe doreza sterile do te perdore i gjithe personeli ne port qe nga sot, ndersa çdo punonjes policie do të pyesë pasagjerët e ardhur nga jashtë për gjendjen shëndetësore, pasi të ketë këqyrur me vëmendje dhe lëvizjet e tij kufitare të fiksuara në pasaportë. Në sitën e analizave laboratorike të imtësishme do të kalojnë dhe të gjitha produktet ushqimore, veçanërisht mishi dhe produktet e tij të importuara.

Top Channel