ASHR: Ambiente karantine ne aeroportin e Rinasit

29/04/2009 08:55

Autoriteti Shendetesor Rajonal i Tiranes ka kerkuar vendosjen e ambienteve te karantines ne aeroportin “Nene Tereza”, ne Rinas.

Kjo per rastet nese do te konstatohen te infektuarit me virusin e gripit te derrit, A-H1N1. Nderkohe qe nje sherbim anti-epidemik, me mjeke specialiste dhe me personel ndihmes, mesohet se eshte instaluar tashme ne porten me te madhe dhe te vetme hyrese ajrore ne vendin tone.

Ne kete aeroport ka nisur edhe monitorimi i udhetareve, ku nje kujdes i vecante tregohet per ata qe vijne nga shtete te cilat kane deklaruar publikisht persona te prekur me virusin e gripit te derrit.

Top Channel