Veprat e Artur Tashkos mberrijne ne atdhe

28/04/2009 23:20

Per here te pare ne Tirane jane ekspozuar punimet e artistit shqiptaro-kolumbian Artur Tashko, vepra e te cilit me shume se sa ne Shqiperi eshte e njohur ne bote.

Nje pjese e punimeve, te kesaj ekspozite, datojne me shenimin e piktorit e te tjerat jane riprodhime duke u qendruar besnikerisht permasave origjinale.

Per celjen e kesaj ekspozite ne ambjentet e galerise “Zenit” eshte kujdesur i biri i tij, Artur Tashko i ri, i cili shprehet se ndihet teper i emocionuar ne lidhje me kete eveniment te te atit.

Ajo cka bie ne sy te punimeve te Tashkos, jane piktura abstrakte dhe peisazhe te ndikuara keto nga artistet e huaj e te medhenj.

Artur Tashko i vellai i sopranos se njohur Tefta Tashko krijimtarine e tij e ka shtrire ne qytete kryesore te artit ne bote.

Jeta e tij artistike eshte shtrire mes Kolumbise, djepit te kubizmit, Bostonit, Frances, Vjenes, duke ekspozuar me te medhenjte si Pikasao, Gleizes, Leger apo Van der Velden.

Ne nje shenim te tij Edeart Lucie Smith vlereson artin e Tashkos duke e konsideruar ate kryekubiste.

E ndersa artisti Maks Velo e konsideron nje artist pa nje “personalitet”.

“Jemi te gezuar qe ka te tille artiste neper bote pasi eshte e veshtire te kesh nje emer ne kohen e sotme. Per mua artisiti i referohet artisteve kubiste te tjere dhe nuk ka nje personalitet te vetin”, eshte shprehur Velo.

I martuar se fundmi me nje kolumbiane, ai u nda nga jeta me 1994.

Top Channel