Milo: Komisioni, nga deshperimi i Berishes

28/04/2009 21:30

Gjate konferences se katert te deges se Tiranes te Partise Demokracia Sociale, qe ka perkuar edhe me 6 vjetorin e krijimit te kesaj force politike, kreu i saj Paskal Milo duke u shprehur i bindur per fitoren e koalicionit te majte me 28 qershor, tha se punesimi, rritja e perkrahjes sociale, rritja e pagave dhe pensioneve, shendetesia e arsimi do te jene prioritetet e PDS.

Nder te tjera, Milo ka shprehur mbeshtetjen ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama, duke theksuar se ngritja e komisionit parlamentar vjen si pasoje e deshperimit te Berishes.

“Frika e humbjes dhe simbolika e fitores qe perfaqeson sot bashkia e Tiranes, e ka detyruar qeverine e perkohshme ne pushtet qe te inskenoje nje komision parlamentar kunder zotit Rama”, ka deklaruar Milo.

Top Channel