Lohan: Zgjedhjet, prova e pare per Shqiperine

28/04/2009 09:55

Shefi i delegacionit te Komisionit Europian, Helmut Lohan, deklaron se zgjedhjet jane prova e pare e Shqiperise, pas anetaresimit te vendit ne NATO dhe aplikimit te sotem ne BE per statusin e vendit kandidat.

Kjo deklarate e zyrtarit evropian u dha gjate nje konsorciumi nderkombetar ne Tirane.

Te pranishem ne konference jane ambasadori Bosch, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, si dhe zevendesambasadori amerikan Stephen Cristina.

Numri dy i diplomacise amerikane ne Tirane, deklaron se zgjedhjet jane nje test i rendesishem, ndaj policia duhet te luaje rolin dhe funksionin e saj pavaresisht rezultatit te votimeve.

Te njejten gje, Cristina kerkon edhe per institucionet e shtetit, te cilat duhet te vazhdojne angazhimin e tyre, sido qe te jete rezultati.

Top Channel