Aksidentet, 315 viktima ne vit

28/04/2009 20:25

315 persona humbasin cdo vit jeten si pasoje e aksidenteve rrugore. Shumica e drejtuesve jane te moshes nga 18 deri 30 vjec.

Trafiku, mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e autmojeteve por edhe nga kembesoret, infastruktuara e dobet dhe mungesa e sinjalistikes, kane sjelle rritjen e numrit te aksidenteve rrugore ne gjithe vendin.

“Shpesh here kembesoret nuk i respektojne vijat e bardha”, shprehet nje shofer.

Studimi me i fundit i ISHP-se tregon se 50 % e aksidenteve ndodhin nga mungesa e rripit te sigurimit, 30 % nga shpejtesia, 24 % nga mosrespektimi i rregullave nga kalimtaret dhe vetem 3 % nga perdorimi i alkoolit.

“Une kur iki ne mengjes ne pune kam shume frike. Eshte siklet sepse nuk ka sinjalistike dhe vija te bardha”, tregon nje kembesor.

Kembesoret jane shkaktaret e aksidenteve, por shpesh ata jane te detyruar te kalojne ne rruge ku nuk ka semafore.

Specialistet kane kerkuar pajisjen e rrugeve me sinjalistike pasi mungesa e tyre eshte nje nder shkaqet kryesore te aksidenteve.

Aksidentet rrugore ne Shqiperi paraqiten 3,5 here me te larta se vendet e Europes lindore e qendrore.

Top Channel