“Cerriku”, i akuzuari sulmon prokurorine

28/04/2009 20:10

Debate te ashpra mes te pandehurit Roland Xhepexhiu, avokatit te tij mbrojtes dhe prokuroreve, kane shoqeruar seancen e radhes ndaj te akuzuarve per masakren e Cerrikut, ku u vrane gjashte gardiste dhe u plagosen disa te tjere.

Xhepexhiu ne deklarimet e tij ka akzuar organin e akzues per manipulim te provave dhe deshmive te tij gjate fazes se hetimeve paraprake.

Me pas ne debat jane perfshire edhe prokuroret dhe avokati i te pandehurit, te cilet kane akuzuar njeri-tjetrin.

“Nuk i besoj atij njeriu sepse ai ka teseren e komunizmit ne xhep”, ka deklaruar i pandehuri Xhepexhiu.

Trupit gjykues i eshte dashur te nderhyje disa here per te vendosur rregull ne sallen e gjyqit.

Nderkohe, seanca gjyqesore ndaj ish-shikasve Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro ka vazhduar me deshmite e rojeve te bazes se SHIK-ut ne Vain te Lezhes, ku dyshohet se eshte mbajtur dhe keqtrajtuar fizikisht biznesmeni i zhdukur Remzi Hoxha.

Por ansje nga deshmitaret nuk kishte pare apo degjuar asnje fakt ne lidhje me kete ngjarje.

Ne seance ishte thirrur edhe xhaxhai i te pandehurit Ilir Kumbaro, Ali Kumbaro. Por ky i fundit ka shfrytezuar te drejten qe i jep ligji per te mos deshmuar per personat me te cilet ka lidhje gjaku.

Top Channel