Stamboll, 3 te vdekur nga shkembimi i zjarrit

27/04/2009 18:05

Eshte tre te vdekur dhe 8 te plagosur bilanci i viktimave te shkembimit te zjarrit qe u regjistrua sot ne Stamboll, ne nje operacion te policise kunder nje celule terroriste.

Ne konfliktin e armatosur, qe nisi ne mengjes me nderhyrjen e policise ne nje apartament dhe qe zgjati 6 ore kane humbur jeten nje polic, nje civil dhe nje terrorist i ekstremit te majte.

Ndersa te plagosur mbeten 7 agjente dhe nje gazetare, ben te ditur televizioni lokal privat “NTV, qe citon ministrin e Brendshem Besir Atalay.

Top Channel