Plagoset ushtari i rekrutuar ne Bunavi

27/04/2009 15:50

Nje 18- vjecar nga qyteti i Kukesit, i cili ishte rekrutuar me prurjet e fundit ne repartin e Bunavise eshte ne gjendje kritike per jeten ne spitali ushtarak ne Tirane.

Izmir Gjoka ka tentuar dezertimin me nje mjet te rende te ushtrise, duke u kacaviere ne pjesen e poshtme te mjetit, ndersa pasi ka bere vetem pak metra ne ate gjendje eshte hedhur duke u aksidentuar keshtu nga mjeti qe ishte ne ecje.

Makina e ka shtypur ne pjesen e kokes, duke i shkatuar plage te renda 18-vjecarit, i cili ende po lufton me jeten.

Edhe mjeket e spitalit rajonal te Vlores, ku i riu u cua fillimisht jane shprehur se gjendja e tij shendetesore ka qene mjaft e rende, si pasoje e plageve te renda te marra per kete ai eshte sjelle ne Tirane ne Spitalin Ushtarak per ndihme me te specializuar.

18- vjecari nga Kukesi ishte pjese e kontigjentit prej 120 ushtaresh rekrutuar ditet e fundit.

Top Channel