Ndoja, serish kryeprokuror i Durresit

27/04/2009 16:10

Riemerohet kryeprokuror i Durresit, Arjan Ndoja, pas pushimit te ceshtjes ndaj tij.

Ndoja dha doreheqjen pak muaj me pare nga funksioni i kreut te akuzes ne Durres deri ne zbardhjen e plote te ceshtjes.

Ai qendroi ne detyren e prokurorit te thjeshte, ne pritje te nje vendimi te drejtesise.

Kryeprokuri akuzohej per fshehje te pasurise nga Inspektoriati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, qe paditi Ndojin per deklarim te rreme te pasurive te tij.

Top Channel