Bizneset, thirrje politikes per Gjykaten Administrative

27/04/2009 08:30

Te shqetesuar per vonesat qe po shkaktohen ne votimin perfundimtar te ligjit per krijimin e Gjykates Administrative, organizatat perfaqesuese te biznesit jane perfshire keto dite ne nje proces intensiv bisedimesh me perfaqesues te opozites dhe mazhorances ne mbeshtetje te miratimit te ketij ligji.

Kur ka mbetur vetem nje muaj perpara mbylljes perfundimtare te legjislatures ne fuqi, Dhoma Amerikane e Tregtise u eshte drejtuar me nje thirrje te gjitha grupeve parlamentare qe ta miratojne sa me pare projektligjin per Gjykaten Administrative.

Sesioni i tete i punimeve te Kuvendit, i planifikuar te perfundoje ne mes te muajit maj 2009, e ben teper te ngushte hapesiren kohore per miratimin e ketij projektligji duke rritur shqetesimin e biznesit per kete çeshtje.

“Shtyrja e aprovimit te projektligjit pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit do te vononte pa arsye krijimin e Gjykates Administrative, per te cilen kemi aq shume nevoje dhe do te ishte, mes te tjerash, edhe shperdorim i angazhimit te eksperteve vendas e donatoreve te huaj qe kane ndihmuar e ndihmojne ne krijimin e kesaj gjykate”, thane me shqetesim drejtues te “AmCham”.

Top Channel