Hillary Clinton viziton Bagdadin

25/04/2009 08:50

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po zhvillon nje vizite ne Bagdad, e para e saj ne kete vend ne postin e ri.

Vizita surprize vjen pas dy ditesh sulme te pergjakshme ne kryeqytetin irakian dhe qytete te tjera, qe kane shkaktuar 155 te vdekur dhe shume te plagosur. Kryediplomatja amerikane do ta kaloje diten me bisedime me zyrtare amerikane, ministrin e Jashtem, Hoshyar Zebari dhe kryeministrin Nouri Maliki.

Clinton ka vleresuar punen e qeverise irakiane, ndersa ka thene se qellimi i vizites se saj eshte te tregoje nje sinjal te qarte tek irakianet se SHBA eshte e angazhuar ta ndihmoje vendin per te kaluar periudhen e tranzicionit.

Top Channel