Falsifikonin pasaporta bullgare, dy ne pranga

25/04/2009 08:10

Nje tjeter linje e falsifikimit te pasaportave bullgare eshte zbuluar ne Shqiperi, me arrestimin e dy personave, te cileve u jane sekuestruar jo pak mostra dokumentesh te falsifikuara.

Shpetim Bega dhe Bujar Sallata jane arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi jane kapur me dy mostra pasaportash te Bullgarise, te cilat dyshohen se jane te falsifikuara. Arrestimi u krye ne afersi te lagjes “21 Dhjetori”, ku u kapen ne flagrance me pasaporta bullgare, per te cilat dyshohet se po tentonin t’i falsifikonin se bashku edhe me nje sasi dokumentash te dyshuara si te falsifikuara.

Gjate kontrollit te banesave te tyre u gjet nje sasi tjeter dokumentesh te dyshuara, si te falsifikuara.

Top Channel