Permet, kapet “shefja” e trafikanteve

24/04/2009 08:20

Nje 33-vjecare nga Permeti bie ne prangat e policise se bashku me dy bashkepunetoret e saj gjirokastrite, gjate nje operacioni te policise se Gjirokastres.

Operacioni i koduar “Parkimi i fundit” eshte finalizuar mesdite me prangosjen e tre personave qe akuzohen per trafik klandestinesh. Grupi i mireorganizuar, i kryesuar nga gruaja, merrej me trafikimin e klandestineve nga Shqiperia per ne territorin e shtetit fqinj, Greqise.

Te ndaluarit jane Marjana Nako, 33 vjec nga Permeti, Lame Dhandili, 48 vjec dhe 37-vjeçari Artur Stroka, te dy nga Gjirokastra. Klandestinet rekrutoheshin nga lidhjet e krijuara nga 33-vjecarja me persona ne rrethe te ndryshme te vendit. Ata gjenin kontingjentin e klandestineve, te cilet merreshin dhe kaloheshin per ne shtetin grek.

Prangosja e “shefes” se grupit ka zbardhur dhe mekanizmin qe perdorej per te transportuar klandestinet nga Shqiperia ne drejtim te Greqise. Klandestinet kaloheshin ne pikat kufitare apo prane tyre ne “Tri Urat” ne Permet dhe Kakavije. Cmimet e kalimeve ilegale drejt Greqise varionin nga 1800 ne 2000 euro per person.

Top Channel