Rama: Ministri per zhvillimin rural

23/04/2009 19:50

Kryetari i opozites qe po rrugeton ne cdo cep te Shqiperise per prezantimin e programit qeverises, eshte ndalur ne fushat e Myzeqese ne fshatin Grecalli.

Ne vendin ku Zoti i ka dhene tokes pjellori po politika mjerim, sic u shprehen te pranishmit ne takim, zoti Rama premtoi se nje nga pikat themelore ne program qe i vjen ne ndihme zhvillimit rural dhe bujqesor do te jete ngritja e nje ministrie te vecante per fshatin.

“Do te ndertojme nje ministri te vecante per fshatin, qe do quhet Ministria e Zhvillimit Rural dhe qe do te trajtoje rimekembjen e fshatit. Do te behet e qarte se nuk mund te kete zhvillim ne qytet pa zhvillimin e fshatit”, ka deklaruar Rama.

Shefi i socialisteve prezantoi nje tjeter pike te forte te programit ne mbeshtetje te bizneseve te reja agroindustriale, kur tha se “Dialog me Shqiperine” do te vijoje edhe kur PS te vije ne qeveri, dhe se socialistet synojne te qeverisin bashke me qytetaret ne mbare vendin.

“Bizneset agrare te reja ne do t’i perjashtojme nga cdo tatim-fitimi dhe cdo takse ne tre vitet e para”, ka deklaruar Rama.

Programi qeverises i PS, tha zoti Rama ishte nje instrument i detajuar i vlefshem per te qeverisur te nesermen e fitores me 29 qershor.

Motoja, sipas kryetarit socialist, eshte “premtojme ate qe mund te bejme dhe do te bejme ate qe premtojme”.

Top Channel