Kroacia mirepret propozimin e fundit te BE-se per zgjidhjen e mosmarreveshjes se kufirit me Sllovenine, ndersa Lubjana po e studion ende.
Komisioneri per Zgjerimin, Olli Rehn propozoi qe kufijte detare dhe tokesore te percaktohen nga nje gjykate nderkombetare me pese gjyqtare te zgjedhur nga dy vendet. Oferta eshte diskutuar me dy ministrat e Jashtem, Gordan Jandrokovic dhe Samuel Zbogar gjate nje takimi ne Bruksel.
Ministri i Jashtem kroat, Gordan Jandrokovic tha se propozimi ishte baze e mire per nje zgjidhje te pranueshme dhe pergjithesisht mbeshtetet nga Kroacia. Por ministria e Jashtme sllovene ka njoftuar se propozimi do shqyrtohet me kujdes dhe pergjigjja do te jepet pas nje debati ne parlament.
Qe prej 15 vjetesh dy shtetet ndodhen ne mosmarreveshje per nje pjese kufiri ne bregdetin e Adriatikut. Ceshtja rrezikoi bisedimet e Kroacise per hyrjen ne BE, pasi ne dhjetor Lubjana bllokoi mbajtjen e tyre.
Top Channel