Ngjela: Prokuroria ka bere pune te dobet

22/04/2009 18:30

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar rolin e prokurorise ne ceshtjen Durres-Kukes, ka vleresuar se institucioni i akuzes ka kryer nje pune te dobet per shkak te se ciles Gjykata e Larte mbylli ceshtjen.

“Pse humben afatet? Nga paaftesia. Dhe nga ana tjeter eshte fakti se ne momentet qe do te komunikohej akuza, prokuroria duhet te merrte masen e sigurimit. Per nje abuzim me 140 milione euro nuk mund te lesh njeri te lire”, ka pohuar Ngjela ne nje interviste per VOA.

Ngjela ka theksuar se prokuroria nuk ka pasur kurajon per te hedhur hapat e duhur ne kete ceshtje, e cila sipas tij duhet te kulmonte me arrestimin e te pandehurve.

“Nuk ka pasur kurajo te arrestoje. Per nje shume te madhe te zhdukur, edhe 200 zyrtare mund te futen ne burg. Prokuroria e beri hapin e saj, por a do te terhiqet apo do te shkoje deri ne fund? Kete do ta shikojme me ngjarjen e Gerdecit, per te cilen ka shume prova”, ka shtuar Ngjela.

Top Channel