FMN: Gati te ndihmojme me kredi

22/04/2009 19:45

Kur situata financiare ne Shqiperi ka nisur te veshtiresohet, Fondi Monetar Nderkombetar shprehet i gatshem per te ndihmuar vendin me kredi te buta, por i kujton qeverise se duhet nje marreveshje paraprake dhe se nuk ka asnje mundesi tjeter as nga burime te tjera financimi pa lejekalimi nga ky institucion.

“Nese qeveria do te trokiste ne deren e FMN-se per nje program ndihme, ne jemi shume te gatshem te diskutojme llojin e marreveshjes. Zakonisht FMN nuk financon drejtperdrejte buxhetin. Kredite tona shkojne per rritjen e rezervave valutore. Por kjo eshte shume e vlefshme, pasi jo vetem financon deficitin korrent, por edhe u hap rruge financimeve direkte per buxhetin nga donatoret e tjere. Bashkimi Europian, donatoret e tjere do te financojne buxhetin e Shqiperise vetem nese vendi do te kete nje marreveshje me FMN-ne”, ka deklaruar perfaqesuesja e FMN, Ann Margareth Westin.

Qeveria ende nuk e ka pranuar se vendi eshte ne krize, por FMN veren simptoma te saj, te cilat do ta vinin ne veshtiresi buxhetin.

“Ne po shikojme me vemendje situaten e buxhetit dhe po veme re se financimi i tij po shtrengohet. Te ardhurat, qofte tatimore dhe ato doganore, jane me tendence ne renie dhe me te uleta se plani duke reflektuar krizen ekonomike, por edhe tkurrjen e tregtise. Per Shqiperine, ashtu si edhe vendet e tjera po behet gjithmone e me e veshtire per te marre hua, qofte ne tregun e brendshem, qofte ne ate nderkombetar, per te financuar deficitin buxhetor”, ka sqaruar Westin.

Ndryshe nga disa vende te tjera, FMN Shqiperise i ka kerkuar te reduktoje shpenzimet, pasi do te cenohej stabiliteti financiar. Westin shpjegon arsyet e ketij qendrimi ne dukje te dyfishte.

“Ka vende qe kane hapesira fiskale dhe ne i kemi inkurajuar ato te rrisin shpenzimet. Keto jane vende me nje nivel borxhi te qendrueshem, i cili edhe po te rritej nuk do cenonte stabilitetin e tyre financiar. Ne Shqiperi, edhe pse borxhi ka ardhur ne ulje te ndjeshme nga viti ne vit, ne mendojme se serish niveli aktual prej rreth 55 per qind eshte shume i larte dhe i veshtire per t’u financuar. Nje vend si ju e ka shume te veshtire te gjeje financime ne tregun nderkombetar, sepse Shqiperia nuk mund te dale ne treg dhe te thote blini eurobonot e mia. Ne e kuptojme qe eshte koha per te rritur shpenzimet, por problemi me ju eshte financimi i tyre. Pikerisht per kete disa vende po marrin programe ndihme nga Fondi Monetar”, ka nenvizuar Westin.

Fondi Monetar ka sqaruar perfundimisht pozicionin e tij ne lidhje me rritjen ekonomike te Shqiperise per vitin e kaluar, e cila sipas INSTAT ishte 8 per qind.

“FMN nuk certifikon kurre asnje te dhene qe del nga institucionet kombetare te statistikave. Kjo eshte puna e tyre. Ne e asistuam INSTAT-in vitin e kaluar me asistence teknike pas kerkeses se tyre per te permiresuar llogarite kombetare dhe per te filluar llogaritjen e GDP mbi baze tremujore. Dua te them se kjo metode llogaritet mbi nje numer me te vogel te dhenash se GDP vjetore. Ndaj vleresimet qe dalin nga metoda tremujore jane me te luhatshme. Sipas vleresimeve tona me te fundit, per vitin 2008 rritja ekonomike ne Shqiperi eshte 6.8 per qind”, ka shtuar Westin.

Top Channel