Zgjedhjet, boshatisen zyrat e shtetit

20/04/2009 08:15

Zbrazen ministrite pak muaj perpara zgjedhjeve elektorale te 28 qershorit. Drejtoret dhe stafi politik i administrates publike shkojne ne fushaten e nisur nga ministrat ne te gjitha rrethet e vendit.

Stafi i besuar i ministrave eshte caktuar tashme se ne cilat zona do te jene komisionere per zgjedhjet dhe ne cilat do te jene pjese e Shtabit te Pergjithshem elektoral nen siglen e te djathteve.

Sipas nje vezhgimi te bere dite pas dite ne disa institucione te larta te vendit, nje pjese e nepunesve kane braktisur zyrat dhe doza e frikes se cfare do te ndodhe pas 28 qershorit, eshte e larte.

Administrata nuk i ka vene aspak kyçin deres, stafi politik eshte larguar perkohesisht prej saj per t’u marre me fushaten elektorale, ndersa nepunesit e tjere u qendrojne besnik zyrave dhe kafeneve rreth tyre.

Top Channel