Brace: Berisha, ne krye te piramides se korrupsionit

20/04/2009 10:55

Partia Socialiste akuzon qeverine se ka ndertuar nje sistem kriminal qe i jep suport ministrave nen akuze.

Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erjon Brace deklaron se eshte pikerisht kryeministri Sali Berisha, ai i cili pengon hetimet per Mediun, Bashen, Bumcin dhe Pangon, si dhe per Balliun e Fazllicin.

“Nderkombetaret kritikojne qeverine per nivelin e larte te korrupsionit, nderkohe qe ne krye te piramides eshte kryeministri Berisha, i cili sulmon Prokurorine”, u shpreh Brace.

Sipas tij, shqiptaret tashme jane te ndergjegjesuar se ligji nuk zbatohet njesoj per te gjithe.

Top Channel