Votuesit pa pasaporte, gjysma jeton ne fshat

17/04/2009 08:50

Gjysma e kontingjentit prej 729710 shtetasish pa pasaporta dhe qe ne 28 qershor mbushin moshen e votimit, banojne ne fshat.

Kjo e dhene behet e mundur nga analizimi i hartes se shperndarjes se ketyre personave ne te gjitha njesite vendore nga veriu ne jug ne Shqiperi. Kjo kategori eshte me e lakuara per pamundesine e blerjes se kuponit te aplikimit per karten e identitetit.

Ditet e fundit, kreu i opozites dhe funksionare te tjere kane vizituar nga afer zona te fshatrave te ndryshem. Qeveria nga ana e saj ka krijuar nje “Task Force” per te pershpejtuar kete proces ne fshatra, por deri tani nuk eshte bere publik ndonje rezultat.

Konkretisht, numrin me te madh te shtetasve pa pasaporta e kane komunat e Qarkut te Fierit me 53184 shtetas. Me pas vijne komunat e Qarkut te Tiranes ku banojne 49630 shtetas qe nuk jane te pajisur me pasaporte.

Nje tjeter element qe krijon veshtiresi eshte fakti se ne nje pjese te mire te ketyre zonave nuk jane ngritur qendrat e aplikimit per kartat e identitetit.

Top Channel