Madsen: Shqiperia te percaktoje prioritetet ekonomike

17/04/2009 21:20

Nensekretari danez per Tregtine e Jashtme dhe Investimet, Jarl Frijs-Madsen, ne nje interviste per Top Channel shprehet se ka ardhur koha qe Shqiperia te percaktoje prioritetet e zhvillimit ekonomik, te orientoje investimet e huaja ne ato sektore ku mund te perfitoje me shume, sic jane, turizmi, prodhimi i energjise nga resurset natyrore apo eksportet ushqimore bio.

1. Si eshte e ndertuar dhe funksionon struktura e diplomacise ekonomike ne Danimarke dhe sa te nevojshme e ka Shqiperia nje diplomaci te tille?

Eshte nje pjese e integruar e punes qe ne bejme me Ministrine e Jashtme. Ne merremi me politiken e jashtme, me punet e brendshme ne baze te interesave te vendit dhe gjithashtu bejme diplomaci ekonomike. Eshte njelloj si neper ambasada. Ambasadat kane 1 departament konsultativ, kane nje department tregtar qe realizojne marreveshje ekonomike. Ne promovojme import- eksportet daneze qe te thithim investimet e huaja ne Danimarke. Punojme per tregtine e lire rreth botes, ne ndihmojme tregtine e lire duke  u perpjekur te minimizojme barrierat e tregtise

2. Cfare do ti keshillonit Qeverise Shqipetare?

Kur ben diplomaci ekonomike eshte shume e rendesishme qe ne fillim te percaktosh qarte abjektivat qe synon te arrish, keshtu qe per Qeverine Shqipetare eshte e rendesishme si fillim te dije cfare kerkon te arrije nepermjet diplomacise ekonomike. Qeveria duhet te kete te qarte nese do qe te fokusohet te investimet ne turizem, pra nese do te kete prurje me te medha turistesh ne Shqiperi, ose nese objektivi saj eshte te promovoje psh prodhimin e energjine nga resurset natyrore, apo nese do te promovoje eksportet e ushqimeve. Pra, etapa e pare e punes  eshte percaktimi i objektivave dhe hapi i dyte eshte krijimi i nje strategjie per arritjen e ketyre objektivave.

3. Duke iu referuar edhe pervojes daneze, cilat do te ishin perfitimet e Shqiperise ne kete aspekt?

Ska asnje dyshim qe mund te arrish rezultate te shkelqyera  nepermjet diplomacise ekonomike. Ajo krijon kushte te favorshme biznesi ne interes te Shqiperise por edhe ne interes te kompanive dhe te vendeve me te cilat Shqiperia bashkepunon. Te mirat qe kjo do te sjelle jane; me shume investime, rritje te ekonomise shqipetare, me shume vende pune, pra Shqiperia do te behej nje vend me i pasur duke perdorur diplomacine e konomike.

4. Sipas jush kush duhet te jete prioritet per Shqiperine diplomacia ne aspektin politik apo ate ekonomik?

Eshte e rendesishme te dish qe nuk mund t’i ndash keto 2 gjera. Duhen te dyja. Duhet te krijosh nje linje te perbashket veprimi per bashkepunim ekonomik. Eshte detyre e diplomacise te mundesoje tregtine e lire, eshte detyre e diplomacise te mundesoje integrimin ne Bashkimin Europian, etj. Te gjitha keto krijojne kushtet e pershtatshme per kompanite shqipetare, per te bere biznes dhe per te afruar kompanite e huaja qe te investojne ne Shqiperi dhe te nxisin rritjen ekonomike. Ajo qe ne bejme ne Danimarke eshte te ndihmojme ne menyre specifike kompanite vendase qe te gjejne cilat jane mundesite per to ne tregun gjerman, shqipetar,  etj dhe pastaj ne gjejme partnere biznesi per kompanite tona dhe i bashkojme. Pra eshte diplomaci, por ne preferojme te perqendrohemi te bota e biznesit qe te sjellim rritje ekonomike.

Top Channel