Shkoder, del para gjykates djali qe vrau nenen

16/04/2009 08:10

Ylber Tahiri, 20-vjeçari qe pak dite me pare u arrestua si autor i vrasjes se nenes se tij dhe fshehjes se krimit per me shume se nje muaj, ka dale dje perpara togave te zeza ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Shkoder.

Gjate seances gjyqesore qe ka pasur per qellim vleresimin e mases se arrestit ndaj Tahirit, avokati mbrojtes ka kerkuar qe klienti i tij, i cili ndodhet ne kushtet e tronditjes se thelle psikike, te hetohet ne masen e “arrest ne shtepi”, pasi nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore.

Mbrojtja ka pretenduar se krimi ka ndodhur nga pakujdesia, ndersa pastronte armen. Nderkohe qe prokurori i çeshtjes ka kerkuar qe i riu te mbahet ne arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi, pasi ka degjuar te dyja palet, ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per Tahirin.

Ylber Tahiri, nga fshati Vallas i Komunes Ane e Malit ne Shkoder, eshte arrestuar te dielen e kaluar, pasi akuzohet se ka qelluar per vdekje me arme zjarri nenen e tij, Lumnije Tahiri, ne shtepine e tyre. Pas ngjarjes, familjaret kane heshtur dhe krimi ishte mbajtur i fshehur nga autori dhe familjaret e tjere, duke e varrosur nenen pa i treguar njeriu per shkakun e vertete te vdekjes. Te afermve u eshte thene se gruaja kishte pasur nje vdekje natyrale.

Top Channel