Uizner: Zgjedhjet, me rendesi per integrimin e vendit

15/04/2009 14:55

Diplomati amerikan, Frenk Uizner kerkon qe Shqiperia te realizoje me sukses zgjedhjet e 28 qershorit, pasi kjo do te jete gur prove per konsolidimin e demokracise dhe integrimin e vendit.

Gjate nje takimi ne Pallatin e Brigadave me presidentin Bamir Topi, Uizner uroi Shqiperine per anetaresimin ne NATO e po ashtu kerkoi edhe arritjen e standarteve te tjera.

Dy bashkebiseduesit diskutuan edhe per krizen financiare boterore dhe efektet qe mund te kete ajo per vendet e rajonit tone dhe ndane te njejten pikepamje se e ardhmja e te gjitha vendeve ballkanike pa perjashtim eshte e projektuar drejt integrimit ne gjirin e strukturave euro-atlantike dhe ne familjen e madhe evropiane.

Top Channel