Konfindustria: Ja kerkesat tona per qeverine

15/04/2009 14:45

Perfaqesuesit e Konfindustrise kerkojne nga qeveria ndalimin e sistemit te referencave ne perllogaritjen e detyrimeve fiskale, shfuqizimin e akteve ligjore perkatese dhe rikthim ne parimin ligjor te vetedeklarimit nga ana e bizneseve.

Ne nje leter drejtuar kryeministrit te vendit Berisha ata kerkojne qe te merren masa ne lidhje me kerkesat e tyre dhe te keto masa te hyjne sa me shpejte ne fuqi dhe te zgjasin minimalisht deri ne fund te vitit financiar 2009 kohe kjo e mjaftueshme per t’u bere permiresimet e nevojshme ne bazen ligjore perkatese.

Marrja e ketyre masave sipas Konfindustrise do te sherbeje edhe per parandalimin e efekteve te krizes globale, e cila ka prekur me se shumti industrine vendase te prodhimit.

Top Channel