Gjinushi: PSD, larg korrupsionit

15/04/2009 21:50

Ne nje takim me strukturat socialdemokrate ne Kavaje dhe ne minibashkine 10 te Tiranes, Skender Gjinushi ka argumentuar pse partia e tij kerkon voten e shqiptareve me 28 qershor.

Sipas Gjinushit, partia e drejtuar prej tij eshte shembulli i paster i luftes kunder korrupsionit, ndryshe nga qeveria aktuale, qe sipas tij ben gjithcka per te ruajtur pushtetin.

“PSD ka treguar se nuk implikohet ne korrupsion. Eshte pjese e luftes dhe jo e korrupsionit. Jo si Berisha qe bashkepunon me kedo qe eshte i korruptuar per te ruajtur pushtetin e vet”, ka deklaruar Gjinushi.

Top Channel