“Lustracioni”, Kushtetuesja nis sot shqyrtimin

14/04/2009 08:00

Gjykata Kushtetuese pritet te marre sot ne shqyrtim kerkesen e me shume se 28 deputeteve te kuvendit per te shpallur si te papajtueshem me Kushtetuten, ligjin per pastertine e figures se funksionareve te larte te administrates publike dhe te te zgjedhurve.

Ne kete kerkese, deputetet e kuvendit kerkojne pezullimin e zbatimit te ketij ligji. Aktualisht ligji, edhe pse i miratuar nuk mund te zbatohet per shkak te nje vendimi te meparshem te kesaj gjykate per ta pezulluar ate. Vendimi eshte marre ne daten 16 shkurt dhe sot eshte seanca e pare qe zhvillohet per shqyrtimin e ankimimeve qe kane mberritur ne zyrat e kesaj Gjykate.

Gjykata vendosi nderkohe qe per kete çeshtje te kerkoje edhe opinionin e Komisionit te Venecias, nje organ ekspertesh ligjore te Keshillit te Evropes. Vendimi i Gjykates Kushtetuese ka sjelle nje sere reagimesh sidomos nga mazhoranca.

Ne Gjykaten Kushtetuese jane tre ankimime kunder ketij ligji, nje prej disa deputeteve te Kuvendit, nje kerkese nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe nje tjeter kerkese nga shoqatave e prokuroreve. Ligji i lustracionit hapi mjaft debate ne Kuvend, por edhe mes partive politike. Opozita dhe mjaft zera te faktorit nderkombetar u shprehen kunder tij, duke i kerkuar kreut te mazhorances qe te mos e miratoje.
 

Top Channel