TIA: Te publikohen emrat dhe CV e kandidateve

13/04/2009 08:25

“Transparency International Albania” kritikoi dy partite e medha politike se po vonojne publikimin e listave te kandidateve per deputete.

Ne nje komunikim me mediat, drejtuesit e kesaj organizate theksuan se partite duhet te publikojne emrat e kandidateve te shoqeruar me CV-te e tyre, per t’u dhene mundesi votuesve te njihen ne kohe per cilesine e Parlamentit te ardhshem. Eshte per t’u theksuar, thane drejtuesit e TIA-s se, me sistemin e ri zgjedhor, mungon kontakti i drejtperdrejte i votuesve me deputetin, ndaj ky boshllek duhet shoqeruar me detyrimin e partive politike qe t’i prezantojne publikut shqiptar dhe elektoratit ne nje kohe optimale listen dhe CV-te e deputeteve.

TIA thote se botimi ne kohe i biografive te kandidateve do te bente te mundur qe njerezit qe kerkojne te marrin besimin e votuesve, te kene mundesi te kalojne ne skanerin e publikut dhe te medias.

Kjo organizate sqaron se transparenca e se shkuares dhe e se sotmes eshte garancia me e sigurt per te ardhmen dhe lustrimi me i mire qe mund t’i behet Parlamentit te ri te Shqiperise.

Top Channel