Hiqen nga lista e te papuneve, por nuk punesohen

13/04/2009 08:35

Norma e papunesise ne Shqiperi ka ardhur gjithmone me ulje, por ne anen tjeter numri i te punesuarve nuk eshte rritur ne te njejten mase me uljen e te papuneve, gje qe hedh hije dyshimi mbi saktesine dhe seriozitetin e sistemit te statistikave te kesaj fushe.

Numri zyrtar i te papuneve ne Shqiperi u ul me 40 mije vete nga 2001 deri ne shtator te vitit te kaluar, por ne te njejten periudhe kohe, numri i te punesuarve ne sektorin shteteror dhe ne sektorin privat jobujqesor, eshte rritur me vetem 7100 vete.

Diferenca prej 34 mije vetesh konsiderohet si manipulim statistikor. Shqiperia ka pasur nje numer pothuajse te njejte te punesuarish ne tete vitet e fundit, gje qe eshte shkaktuar nga reduktimi i te punesuarve ne sektorin publik dhe rritjen shume te paket te te punesuarve ne sektorin privat. Gjate ketyre viteve, Shqiperia ka hapur me pak se 1 mije vende pune ne vit, shifer kjo qe konsiderohet minimale dhe qe ve ne dyshim vleresimet ne rritjen e prodhimit te brendshem bruto gjate ketyre viteve.

Zyrtarisht, Shqiperia ka gjithnje e me pak te papune. Ne vitin 2001, norma e papunesise ishte 16.5 perqind. Ne tremujorin e trete te vitit te kaluar, shifrat zyrtare tregonin se papunesia ishte vetem 12.62 perqind.

Top Channel