Itali, nata e pare pa lekundje termeti

11/04/2009 08:00

Banoret e Aquila-s dhe zonave perreth kane kaluar naten e pare te qete, qe pas termetit te se henes, qe goditi Italine qendrore. Per here te pare 18 mije te pastreheve nuk u eshte dashur te zgjohen ne mes te nates, pasi nuk jane regjistruar me lekundje termeti.

Toka eshte dridhur per here te fundit ne oren 21:07. Lekundjet u regjistruan me magnitude 3,1 . Nderkaq, numri i viktimave ka mbetur ne shifren 290. Kerkimet per trupa te tjere kane vazhduar gjate nates ne rrenoja ne nje rruge ne Aquila, ku qe prej pasdites se djeshme dyshohej se qente kishin nuhatur pranine e nje personi, qe nuk dihet nese mund te jete i gjalle.

Zjarrfikesit thone se mundesite per te mbijetuar jane shume te vogla, pasi kane kaluar 5 dite nga termeti i pare, zona eshte perfshire nga shume lekundje te tjera dhe se temperaturat jane te ulta gjate oreve te nates.

Top Channel