Durres, krijohet Korpusi i Vullnetareve

11/04/2009 15:45

Qindra te rinj dhe intelektuale ne Durres iu bashkuan Korpusit Shqiptar te Vullnetareve, per te punuar per mbrojtjen e mjedisit.

Pas ketyre tubimeve, vullnetaret e mjedisit do te nisin aksionet per pastrimin e zonave turistike dhe nje fushate te gjere sensibilizimi per higjienen publike.

“Ky vend e ka realizuar revolucionin politik e ekonomik dhe tani ne duhet te kemi revolucionin shoqeror. Ne duhet te respektojme dicka qe eshte e te gjitheve”, u shpreh Mentor Kikia, i Forumit te Mendimit te Lire.

Ndersa kryetari i bashkise se Durresit, Vangjush Dako theksoi se nese mjedisi shkaterrohet, riparimet nuk mund te behen me, ndaj kerkoi qe te gjithe te behen pjese e ketij korpusi.

Perfaqesues te ambasades amerikane qe mbeshtesin kete levizje theksuan koston qe ka turizmi nga ndotja.

Brezat qe do te vijne do ta vuajne kete qe po i bejme ne sot mjedisit dhe natyres sone, theksoi Artan Lame, i cili propozi nje presion me te madh ndaj politikes.

“Vetem duke nderhyre dhunshem, mund te kthejme disi vemendjen e syte e politikes ndaj ketij fenomeni. Politika me koshience nuk do te ktheje koken dhe shohe”, u shpreh Lame.

Pak dite me pare, ne nje tjeter tubim ne qytetin e Vlores te organizuar nga Forumi i Mendimit te Lire per mjedisin, kryetari i bashkise se Vlore, Shpetim Gjika, ndersa mbeshteti Korpusin e Vullnetareve ne Vlore, premtoi publikisht zgjidhjen e problemit te mbetjeve urbane, per kete qytet

Top Channel