Somali, FBI nderhyn kunder piraterise

09/04/2009 19:05

Marina amerikane ka thirrur edhe FBI-ine per zgjidhjen e krizes se pirateve ne brigjet e Somalise. Diten e djeshme disa pirate rrembyen nje anije amerikane me ekuipazhin e saj, te cilen pasi e liruan mbajten peng kapitenin.

Me urdher te Pentagonit, anija ushtarake amerikane “Bainbridge”, se bashku me agjentet e FBI-se ka mberritur ne vendin ku u be rrembimi, ku dhe dyshohet se mbahet peng kapiteni.

Sipas informacioneve te fundit, vete komandanti ndodhet ne gjendje te mire shendetesore.

Top Channel