Librazhd, Veliaj viziton familjet e varfera

09/04/2009 22:15

Aktivistet e G99 kane vizituar nje familje ne Librazhd qe perbehet nga 6 anetare dhe qe jeton me nje asistence sociale prej 2 mije e 500 lekesh, e qe sipas tyre nuk ka para per te blere kartat e identitetit.

Kreu i G99, Erion Veliaj gjate kesaj vizite u shpreh se, kryeministri Berisha duhet te heqe menjehere taksen e votes me te cilen po e kthen Shqiperine ne koherat e mesjetes e te skllaverise.

“Ka nje Shqiperi te Fahriut e Saliut, qe eshte Shqiperia e milionereve, por ka edhe nje Shqiperi te varfer. Se si ka mundesi kjo familje qe ka 25 mije leke te ardhura ne muaj te bleje kartat e identitetit, kete e di kryeministri. Kjo eshte dicka e turpshme”, eshte shprehur Veliaj.

Top Channel