“Zogby”, Hoxha: PS, tre here deshtim

09/04/2009 22:45

Analisti, Artan Hoxha ka deklaruar ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel, se Partia Socialiste ka deshtuar ne tre drejtime gjate performances se saj ne muajin e fundit.

Duke iu referuar te dhenave te sondazhit “Zogby International” per muajin mars, ai theksoi se “asgje nuk ndryshon nga formulat e Rames per politiken e saj te re”.

“Turi i Rames neper fshatra nuk ka sjelle ndryshime ne mbeshtetjen rurale dhe mbeshtetja nga femrat eshte e ulet. Deri ne moshat 45-vjecare PD ka nje avantazh te lehte, me rritjen e moshes ka nje avantazh te PS-se, gje qe tregon se Rama nuk ka pasur ndikimin e duhur tek te rinjte”, eshte shprehur Hoxha.

Sipas “Zogby International”, PS ka mbeshtetje me te madhe se PD ne zonat urbane me 4 perqind, ndersa PD eshte 4 perqind me larte ne zonat rurale.

Top Channel