Shoqeria e Delijorgjit, reagon Balliu

08/04/2009 19:30

Botuesi i gazetes “55” dhe anetari i keshillit kombetar te PD, Fahri Balliu ka folur per te here te pare per rolin dhe pozicionin e tij si dhe te te bijes Henris Balliu ne shoqerine “Trans Digging Construction”, tek e cila eshte ortak edhe i pandehuri i Gerdecit, Mihal Delijorgji.

Balliu pranoi se e bija 23 vjecare ishte bashkeortake me Delijorgjin, por sipas tij, qe prej 2006-es ata nuk kane patur dijeni se c’ndodhte me kete shoqeri.

“Nuk ka lidhje ajo. Kur eshte krijuar kjo shoqeri, vajza ime ka marre pjese me 20%. Nga ky moment e deri tani ajo ka aq dijeni bashke me mua per kete firme, aq sa keni ju, aq sa ka nje njeri ne rruge”, ka deklaruar Balliu per gazetaret.

Fahri Balliu akuzoi prokurorine per nxjerrjen e dokumentave. “Eshte perfshire patjeter prokuroria. Duke qene e deshperuar ia dhane Drakules se medias qe e pertypi dhe e shperndau per te goditur Fahri Balliun dhe njerezit e tij. Kjo eshte per t’i sherbyer dy elementeve te politikes, dy zonjave Rama”, ka shtuar Balliu.

Top Channel