Priske, Rama: Jo pazar me voten

07/04/2009 20:45

Kryetari i opozites, Edi Rama i referohet serish procesit te pajisjes se shtetasve me karta identiteti dhe kryesisht kerkeses drejtuar qeverise, qe disa kategori sociale ne nevoje te pajisen falas.

Zoti Rama ishte ne fshatin Priske ne afersi te kryeqytetit me banore te zones, ku u ndesh me ankesa te familjeve me numer te madh pjesetaresh te papune, apo ne pension, me pamundesine per t’u pajisur me leternjoftime.

“Une kam 6 pjesetare per te votuar, i thone 62 mije leke. Ku t’i gjej? Jam pa pune”, eshte ankuar nje prej banoreve.

Nga ana e tij, Rama u ka dhene te drejte ankesave te qytetareve te fshatit te varfer. “Te gjitha deshmite tuaja jane kuptimplota, qe tregojne se varferia dhe papunesia, qe jane ulur kembekryq, e bejne te pamundur blerjen e kartes, qe eshte nje e drejte. E drejta e votes nuk blihet dhe qeveria nuk mund ta shese kete te drejte sikur te jete nje sherbim”, ka pohuar Rama.

Zoti Rama gjate bashkebisedimit me banoret e Priskes tha se, qeveria duhet te reflektoje sa me pare per te hequr taksen mbi voten dhe per t’u garantuar shqiptareve te drejten kushtetuese te votes.

Top Channel