Pallati i shembur ne Gjirokaster, deshton seanca

07/04/2009 08:10

Shtyhet seanca e pare gjyqesore per tragjedine e 9 nentorit te vitit te kaluar, ku si pasoje e rrezimit te nje pallati ne Gjirokaster mbeten te vdekur tre persona, disa te tjere u plagosen dhe 15 familje mbeten pa strehe.

Dje ishte caktuar te zhvillohej seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te shtate te pandehurve, te cilet akuzohen si shkaktare te shembjes te pallatit pesekatesh ne lagjen “11 Janari”, por mungesa e dy prej te pandehurve ka bere qe trupi gjykues te vendose shtyrjen e seances per ne daten 21 prill.

Gjate seances trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Besard Avduli eshte njohur zyrtarisht me perfaqesuesit ligjore qe do te marrin pjese ne kete gjykim, ku per here te pare ky institucion do te gjykoje njekohesisht shtate te pandehur. Dy prokuroret e çeshtjes penale, Alfred Saliu dhe Arben Pasho, kane kerkuar qe gjykimi te shtyhet, per shkak se dy te pandehurit, Admir Shehaj dhe Alfred Mamani nuk ishin te pranishem ne sallen e gjyqit.

Sipas pales mbrojtese, Shehaj, ka munguar per shkaqe shendetesore, pasi prej disa ditesh ai ndodhet i shtruar ne Spitalin e Burgut ne Tirane, ndersa i pandehuri tjeter, Alfred Mamani, i cili sipas vendimit te Gjykates se Larte hetohet dhe gjykohet ne gjendje sigurie “arrest shtepie”, nuk ndodhej ne salle, pasi nuk ishte njoftuar sipas procedurave ligjore.

Top Channel