Kuvend, debate per OSSH-ne

07/04/2009 01:40

Maxhoranca ka miratuar nje projektvendim, qe i lejon kuvendit te votoje kontraten e shitjes se Operatorit te Shperndarjes me procedure te pershpejtuar.

Por opozita e ka kundershtuar fort kete nisme te shumices, duke e cilesuar ate si nje shkelje te rregullores se Kuvendit.

“Nuk eshte dicka spontane dhe me vjen keq ne kete parlament thuhet se procedura e pershpejtuar eshte kerkuar nga Banka Boterore”, tha ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

“Kete kontrate e ka kaluar per gjashte muaj qeveria dhe parlamenti nuk duhet ta kaloje per nje jave. OSSH-ne po e transferojne si monopol dhe per kete duam transparence”, eshte shprehur deputeti i PS-se, Erion Brace.

Por kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli tha se nisma eshte ne perputhje me ligjin.

Sipas projektvendimit, kontrata e OSSH-se do te votohet ne 14 prill ne komisonin e ekonomise dhe me pas do te kaloje menjehere per miratim ne seance plenare, qe eshte dhe hallka e fundit e privatizimit per kompanine qe ka monopolin e shperndarjes se energjise.

Top Channel