Rrëzohet aeroplani në Teksas/ Humbin jetën të gjithë personat në bord, dyshimet e para mbi shkakun e tragjedisë
Presidenti amerikan Barack Obama ka pershendetur samitin e NATO-s te mbajtur ne Evrope, duke e cilesuar ate si “shume produktiv” dhe duke vleresuar angazhimin e aleateve ne Afganistan.
“Sot une kam besimin se ne morem nje hap domethenes perpara per rinovimin e aleances sone per t’iu pergjigjur sfidave qe kemi perpara”, ka deklaruar Obama.
Duke folur para gazetareve pasi demonstruesit protestuan ndaj vendimit per me shume angazhim ne Afganistan, Obama u shpreh “i kenaqur” qe aleatet mbeshteten unanimisht strategjine e re te SHBA per Afganistanin.
“Aleatet dhe partneret e Amerikes kane rene dakord per te derguar me shume trupa, ne menyre qe te sigurohen zgjedhjet e gushtit ne Afganistan”, ka theksuar Obama.
Vendet e NATO-s vendosen dergimin e 5 mije trupave te tjere, perkatesisht 3 mije per t’u kujdesur per zgjedhjet, 1400 per te mbeshtetur ushtaret afgane dhe 400 per te stervitur policine. Shumica e trupave do te jene britanike, gjermane dhe spanjolle.
Top Channel