Gerdeci”, 400 deshmitare ne gjykate

04/04/2009 08:10

Prokuroria kerkon si deshmitare per te zbardhur tragjedine e Gerdecit ministria, deputete, ushtarake, civile dhe familjare te viktimave.

Gjithsej jane 400 deshmitare qe mund te zbardhin vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 te tjereve, si pasoje e keqmenaxhimit te nje punishteje demontimi municioni, e vendosur afer qendrave te banuara, aeroportit te Rinasit dhe qytetit te Tiranes. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te akuzes, sipas te cilave 400 deshmitaret do te kerkohen te paraqiten ne Gjykaten e Larte gjate zhvillimit te procesit per dosjen “Gerdeci”.

“Lista me emrat e tyre eshte dorezuar ne gjykate ne daten 13 mars 2009”, thane burimet nga akuza. Sipas burimeve, mesohet se ne listen e personave qe jane kerkuar per t’u marre ne pyetje gjate gjykimit, jane edhe dy ministra dhe ish-ministra te qeverise.

Lista e deshmitareve vijon me pas me punonjes te Ministrise se Mbrojtjes, ushtarake te Shtabit te Pergjithshem, vartes te te pandehurve, si dhe me banore te zones se Gerdecit, persona te plagosur dhe punonjes te fabrikes se demontimit qe i shpetuan ngjarjes tragjike.

Mesohet se 230 deshmitare jane punonjes te “Albademil”-it, “Meico”-s dhe familjare te viktimave te Gerdecit. Ndersa pjesa tjeter jane ushtarake, punonjes dhe ish-punonjes te Ministrise se Mbrojtjes.

Top Channel