Topi takon Obamen

03/04/2009 23:15

Me darken zyrtare te kryetareve te shteteve ka nisur zyrtarisht samiti i NATO-s. Ne darke, Shqiperia eshte perfaqesuar nga presidenti i Republikes, Bamir Topi qe ka mberritur i shoqeruar nga zonja e pare Teuta Topi.

Pas shtrengimit te duarve dhe fotos zyrtare me kancelaren Merkel dhe presidentin Sarkozi, Topi ka patur nje takim me presidentin e SHBA-se, Barak Obama ku ka falenderuar Shtetet e Bashkuara per mbeshtetjen dhe ndihmesen qe ka dhene per Shqiperine, ndersa ka marre urimet e presidentit Obama per anetaresimin ne NATO.

Gjate fjales ne darke si personaliteti me i larte i delegacionit shqiptar, presidenti ka falenderuar te gjitha shtetet per mbeshtetjen qe i dhane Shqiperise dhe shqiptareve ne kete tranzicion te veshtire.

“Ne – tha Topi – nuk do mundnim kurre te arrinim ketu sot ne se nuk do te ndjenim ne hapat tona ndihmen, keshillen dhe miqesine tuaj”.

Presidenti eshte shprehur se, “ne provuam nepermjet “Kartes A-3” dhe SHBA-se se jemi serioze dhe dime te punojme se bashku”.

Presidenti e ka konsideruar kete anetaresim si nje ndihme per zhvillimin e demokracise se brendshme dhe reformat politike, ushtarake dhe ekonomike ne Shqiperi.

Per presidentin, “prova e pare do te jete zhvillimi sipas standardeve te zgjedhjeve te ardhshme politike te qershorit 2009”.

Ai e ka konsideruar pranine e NATO-s ne Shqiperi edhe si nje instrument per te garantuar nje Kosove shume-etnike per te konsoliduar stabilitetin dhe sigurine e vendit dhe per te ndihmuar me pervoje forcen e sapokrijuar te sigurise se Kosoves.

Top Channel