Kriza godet samitin e krizes

01/04/2009 20:50

“Global” apo “no global”, i madh i e vogel e kane ndjere sot krizen. Qe nga sallat e Wall Street-it amerikan e deri ne kontinentin e vjeter, kriza ka detyruar shume njerez te heqin dore nga dicka.

Episode te pazakonta si ato te marrjes peng te menaxhereve ne France jane shembulli me i qarte se tensionet kete prag samiti jane ne kulmin e tyre.

As sindikatat nuk mund ta kanalizojne me zemerimin e atyre qe kerkojne paga apo te kursehen nga mijera vendet e punes qe ka shkurtuar kriza ne kompani te medha.

Pas ndodhise me administratorin e kompanise amerikane “Katepillar” ne France, te njejtin fat pesoi edhe bashkeshorti i Selma Hajek, Pinault. I ashtuqujaturi “mbreti i luksit” u mbajt peng per nje ore nga 50 punetore te dy kompanive ku do te beheshin shkurtime.

Me tej, akoma shembull i shtimit te tensioneve eshte edhe evakuimi i bankes se Anglise si pasoje e nje alarmi per bombe, acarimet mes protestuesve ne Londer, etj.

Por si te mos mjaftonte e gjithe kjo, te pasurit pervec situatave te pakendshme ku gjenden duhet te heqin dore edhe nga parate.

Samiti i G20-es ne Londer mund te quhet ndryshe edhe “samiti kursimtar”, pasi sipas perllogaritjeve do te kushtoje vetem 22 milione euro.

Dhe per ta dhene me te qarte idene se sa shume u eshte dashur te sakrifikojne, mjafton te hedhim syte prapa.

Nje samit me pjesemarrje me te vogel vendesh, ai i G8-es ne Japoni pak kohe me pare, ka kushtuar 215 milione dollare.

Top Channel