Topi: Pas NATO-s, zgjedhjet

31/03/2009 22:45

Presidenti i Republikes, Bamir Topi deklaron se pas pranimit ne NATO, ngjarja tjeter e rendesishme per Shqiperine eshte procesi zgjedhor i qershorit.

Topi gjate takimit ne Danimarke me kryeministrin danez, kreun e ardhshem te NATO-s, theksoi se ne zgjedhjet e ardhshme “ne do te deshmojme pjekuri politike”.

“Jemi te ndergjegjshem per zgjedhjet jo vetem si tregues i stabilitetit, por edhe si kriter i pritshem per hyrjen tone ne BE”, tha Topi.

Ndersa kreu i qeverise daneze pergezoi hyrjen e Shqiperise ne NATO.

“Aleanca eshte edhe me e sigurte me dy anetaret e saj te reja si Shqiperia dhe Kroacia”, theksoi ai.

Top Channel