Shkoder, dy plagosje brenda 30 minutave

31/03/2009 23:15

Dy persona jane plagosur me arme zjarri ne Shkoder, ne harkun kohor te 30 minutave. Ngjarja e pare ndodhi ne fshatin Narac te Shkodres ku 35-vjecari Zef Prroni u qellua me disa plumba pistolete ne rrugen kryesore te fshatit.

Sipas policise, kjo ngjarje ka ndodhur per motive te dobta pas nje grindjeje te castit mes autorit dhe te plagosurit.

Ndersa policia kishte mberritur ne fshatin Narac ku kishte ndodhur plagosja, eshte marre informacioni se nje tjeter ngjarje analoge kishte ndodhur ne lagjen “Sarreq” te Shkodres.

Ngjarja e dyte ndodhi ne ambjentet e brendshme te nje lokali me lojra fati ku i plagosur ka mbetur 37-vjecari Marin Mahnishta, banues i lagjes “Skenderbek” te Shkodres.

Policia eshte vene ne kerkim te autoreve te ngjarjeve.

Top Channel