Durres-Kukes, Berisha injoron KLSH-ne

31/03/2009 08:50

Kontrolli i Larte i Shtetit nuk eshte ne gjendje te nxjerre koston totale te rruges Rreshen-Kalimash, pasi nga ana e qeverise ka mungese informacioni.

Ne nje kohe kur Prokuroria e Pergjithshme ka publikuar nje kosto te perafert 1.5 miliarde euro ne total deri ne perfundim te rruges, qe parashikohet ne qershor 2009, KLSH-ja, institucioni zyrtar qe mbikeqyr shpenzimet e buxhetit, nuk e ka nje shifer te sakte.

Kostoja totale per ndertimin e 58 kilometrave rruge eshte bere disa here objekt i debateve politike, por edhe i eksperteve, te cilet u druhen disa efekteve negative te ekonomise, si pasoje e perqendrimit te fondeve ne nje projekt te vetem.

Robert Ceku, kryetar i KLSH-se, ne raportin e fundit te ketij institucioni, paraqet problemet per vleresimin e rruges Rreshen-Kalimash. KLSH-ja ka shprehur edhe vitin e kaluar shqetesimin e mungeses se dokumentacionit, duke fajesuar kesaj here prokurorine, e cila kishte nisur hetimet duke sekuestruar te gjithe dokumentet origjinale me te dhenat rreth projektit.

Per rrugen nuk dihet ende kostoja totale, per vete faktin se eshte punuar pa pasur nje projekt konkret, madje deri ne gjysme te punimeve mungonte dokumenti.

 

Top Channel