Rama: Berisha dyfishoi taksat

30/03/2009 16:45

Kreu i bashkise Edi Rama gjate nje takimi qe ka zhvilluar me pronarin e nje biznesi qe merret me prodhimin e bukes ka kujtuar se me 31 mars, te 16 mije bizneset e  vogla do te paguajne nje tatim  tjeter, ate te tatimit mbi fitimin prej 10 perqind.

“Taksa e tatimit mbi fitimin eshte me shume se ajo qe paguani. Taksa qe nje biznes buke paguan eshte 850 mije dhe me uljen qe i ka bere bashkia e Tiranes shkon ne 595 mije leke ne vit. Nderkohe qe nje biznes i tille ka nje xhiro vjetore prej 12 milione lekesh te vjetra ne vit dhe tatimi mbi fitimin eshte 10 perqind », shpjegoi Rama.

Kryebashkiaku Rama ka sqaruar se rreth 3 mije biznese kete vit rrezikojne te mbyllin aktivitetin e tyre deri ne fund te 2009.

“Tatimi mbi bizneset, eshte tatim i dyfishte dhe siguroj se pas 28 qershorit, ky trajtimi i biznesit do te marre fund. Biznesi ne kohe krize duhet te mbeshtetet”, u shpreh Rama.

Gjate 3 viteve te fundit, sipas Bashkise se Tiranes eshte ulur me 30 % taksa e biznesit te vogel dhe ajo e pasurise nga niveli i percaktuar me ligj.

Top Channel