Greqia “merr” ujrat shqiptare

29/03/2009 20:45

Ministrja e Jashtme Greke, Dora Bakojani pritet te vizitoje brenda pak ditesh Shqiperine, per te qendruar madje me shume se 24 ore. Misioni i saj do te jete nenshkrimi i marreveshjes per vijen bregdetare mes Greqise dhe Shqiperise, bejne te ditur per Top Channel, burime prane Ministrise se Jashtme greke.

Mesohet se zonja Bakojanis deshiron te qendroje te pakten tri dite ne vendin tone, per te vizituar mes te tjerave edhe disa zona ne jug te vendit.

Ky nxitim i pales greke per firmosjen e marreveshjes shpjegohet me perfitimet qe Athina ka prej saj.

Burime prane Ministrise se Jashtme ne Athine thane per Top Channel se Greqia prej kesaj marreveshjeje merr me teper se c’ka llogaritur.

Duke iu referuar ketyre burimeve, marreveshja me Shqiperine, ve nen autoritetin grek te gjitha ishujt, shkembinjte dhe ujrat qe ndajne te dy vendet.

Greqia ke te drejten e shfrytezimit te hapesires bregdetare me nje gjeresi 6 mije detare dhe ruan te drejten te shtrije ate ne 12 milje, atje ku mundesohet, perfshi eshte 8 gjire, 3 greke dhe 5 shqiptare.

E njejta e drejte i jepet edhe vendit tone. Dy ishujt qe ndodhen ne ngushticen e Korfuzit, i mbeten per administrim Greqise, edhe pse gjeografikisht jane ne ne anen shqiptare.

Kjo procedure njihet prej te drejtes nderkombetare si e ligjshme dhe u be ne parimin e deshires se mire per zgjidhjen e ceshtjes midis paleve.

Grupi ishullor Otonos qe ndodhet ne veri te Korfuzit dhe banohet prej grekeve, ndonese eshte me larg se 12 milje larg brigjeve greke, i mbetet Greqise, ndersa ujrat greke zgjerohen 6 milje ne veri te ketyre ishujve.

Mbetet per te vendosur vetem ndarja e ujrave ne piken e kufirit trepalesh ne Otranto, me Italine.

Per Athinen zyrtare, perfitime nga kjo marreveshje ka pasur edhe vendi yne, ku me i rendesishmi klasifikohet njohja zyrtare e te gjithe kufijve dypalesh, cka shenon e fundin e endrres se Vorioepirit.

Ky zhvillim ka sjelle edhe reagime prej organizatave te minoritareve ne Shqiperi dhe Greqi, ku pa dyshim “Omonia” mbetet protagoniste e ketyre reagimeve.

Mesohet se keto organizata kane kerkuar qe kjo pike te mos firmoset, por vendimi i Athines zyrtare nuk do te ndryshoje.

“Politika greke ve mbi te gjitha interesat e Greqise, ndersa per minoritetet parashikohet te jepen shanse te tjera per integrimin e tyre brenda kufijve ekzistuese”, deklaruan burimet.

Top Channel