Sateliti korean, Japonia pergatit anijet

28/03/2009 13:55

Japonia ka dislokuar dy anije, qe do te jene ne gatishmeri per te vepruar, ne rast rreziku te leshimit te satelitit te Korese se Veriut.

Anijet jane vendosur ne Detin e Japonise nje dite pas alarmit te dhene nga forcat e armatosura. Tokio do te sulmoje ne momentin qe mund te shfaqet nje kercenim nga leshimi i asaj qe SHBA dhe disa vende te tjera e quajne testim rakete me rreze te gjate veprimi dhe jo satelit.

Phenani ka paralajmeruar 4-8 prill si kohe te leshimit te satelitit. Destrojeret jane te pajisur me interceptore Standard Missile-3 dhe teknologji mbrojtese.

 

Top Channel