KiE, kritika per Ligjin e Lustracionit

28/03/2009 19:25

Misioni monitorues i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes qe mberiti ne Shqiperi pak dite me pare, ka bere publik raportin e perpiluar prej tyre raportin faktmbledhes ne Shqiperi.

Ligji i lustracionit, ceshtja “Biberaj”, pergatitja e zgjedhjeve dhe ceshtja e gazetes “Tema” jane disa nga ceshtjet ku ky mision eshte fokusuar. “Ne nje analize qe ekspertet e Keshillit te Evropes i bene Ligjit te lustracionit, te miratuar nga Parlamenti Shqiptar, pavaresisht shqetesimeve te publikut dhe komunitetit nderkombetar, ne favor te te cilit votoi vetem mazhoranca qeverisese, ka nxjerre ne pah ceshtje shqetesuese sa i takon standarteve te KE-se”, thuhet ne raport.

“Ne besojme se procedurat e lustracionit duhet te ndjekin kritere teper strikte per t’u siguruar qe te gjitha rastet do te trajtohen paanshmerisht dhe ne perputhje me ligjin. Per kete arsye i keshilluam autoritetet shqiptare, perfshire Gjykaten Kushtetuese, t’ia dergojne Ligjin e lustracionit Komisionin Evropian per Demokracine nepermjet Komisionit te Venecais, per te marre aty nje mendim ekspertesh”, nenvizojne monitoruesit.

Ne lidhje me pergatitjen e procesit zgjedhor, vezhguesit thone se kjo ceshtje ngelet per t’u pare me hollesi gjate procesit. Ne raport permendet edhe mbledhja e fakteve qe eshte bere ne lidhje me ndryshimin qe Parlamenti Shqiptar beri ne drejtimin e delegacionit te saj ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes. Monitoruesit kane perpiluar nje seri te dhenash edhe ne lidhje me ceshtjen e gazetes “Tema”.

Top Channel